Pele, më i miri në histori

Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele, do të fitojë Këpucën e Artë në Monte Carlo si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka njoftuar goldenfoot.com.
Ky çmim u votua nga partnerët e medieve dhe publiku dhe u jepet futbollistëve me status legjendar që kanë dhënë kontribut të madh për lojën. Ceremonia mbahet çdo vit në Monte Carlo nën drejtimin e Princit Albert II. Këtë vit ceremonia do të zhvillohet në Sporting Monte Carlo ‘Salle de Etoile’ më 17 tetor, ku prezent do të jenë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Pele do të fitojë çmimin si dhe gjurmët e gishtërinjve të këmbëve të ikonave të futbollit, përfshirë Ronaldo, Platini, Zidane, George Best, Diego Maradona, Romario, Luis Figo, Del Piero e shumë të tjerë.