E Shtunë, 31 Tetor 2026

89-shi mposht Llamkosin

Trepça ’89 të premten në Mitrovicë i ka fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme, pasi e ka mposhtur me rezultat 2:0 komshiun e saj nga Vushtrria, Llamkos Kosovën – në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.

Vushtrriasit, të udhëhequr nga Besnik Kollari, u ‘mbajtën’ vetëm gjatë pjesës së parë, që përfundoi pa gola, por jo edhe në periudhën e dytë, gjatë të cilës 'Xehetarët' e Gani Sejdiut dominuan plotësisht, me ç’rast ia dolën ta shënojnë fitoren e tretë në këtë kampionat.

Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 53-të nëpërmjet golit të bukur që e shënoi prej kornerit Samir Sahiti, derisa katër minuta më vonë Isuf Llumnica e dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se në minutën e shtatë të lojës shtesë, gjyqtari e përjashtoi nga loja vushtrriasin Zeneli, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq.

Kjo ishte humbja e dytë e Llamkos Kosovës në këtë stinor, krahas dy barazimeve e një fitoreje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›