E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose refuzoi Tottenhamin

Sulmuesi Miroslav Klose ka njoftuar se refuzoi mundësinë e transferimit në Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës dhe respektoi kontratën e tij me klubin nga Serie A, Lazio.

“Tottenham më kërkoi por kam kontratë me Lazion deri më 2014 dhe synoj ta respektoj atë”, deklaroi reprezentuesi gjerman për Sportal.it.

34 vjeçari lavdëroi trajnerin e ri Vladimir Petkovic duke thënë se: “Ai është një prej më të mëdhenjve. Scudetto do të jetë vështirë por besoj se mund të shkojmë larg. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës me Chievon e më pas në Europa League”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›