E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule shoqëron Barroson gjatë turneut ballkanik

Eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fule do të shoqërojë presidentin e Komisionit Evropian (KE), Hoze Manuel Baroso gjatë turneut ballkanik.

Lajmi bëhet i ditur nga agjensitë perëndimore, të cilat theksojnë se dy zyrtarët e lartë të KE-së do të zhvillojnë një vizitë treditore duke qëndruar në katër shtete të Ballkanit Perëndimor. Fillimisht axhenda parashikon vizitën në Kroaci me 7 prill, të nesërmen në Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi dhe më në fund më 9 prill vjen vizita në Maqedoni.

Eurokomisioneri Fule para tre ditëve zhvilloi një vizitë të tij në Shqipëri dhe Serbi, pas krizës politike që ka përfshirë këto dy vende.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, gjatë qëndrimit në Shkup, Barroso dhe Fule do të zhvillojnë takime me kryeministrin Gruevski për çështjen e emrit dhe zgjedhjet e paralajmëruara. Dy zyrtarët e lartë të BE-së vijnë në Maqedoni në një kohë kur vendi po përballet me krizë politike dhe përgaditet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›