E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mezi e pret derbin në FA Cup

Rio Ferdinand mezi pret të luajë ndaj Manchester Cityt në derbin e muajit të ardhshëm në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup, një përsëritje kjo e gjysmëfinales së vitit të kaluar. City fitoi në muajin prill në këtë sfidë, ndërsa dy muaj më parë e demoloi ekipin e Alex Fergusonit 6:1.

“Do të jetë një ndeshje e madhe ndaj Cityt, nuk më pritet. Do ta bëjmë më të mirën në këtë sfidë”, deklaroi qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, i mllefosur për dy humbjet e fundit të ‘Djajve të Kuq’ nga ‘Citizens’. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 ose 8 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›