E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar favorizon Barcelonën

Ylli brazilian, Neymar shpreson që Barcelona ta mposhtë Real Madridin të shtunën në ‘El Clasico’.

Talenti i Santosit thotë se do t’i përkrahë dy bashkëkombësit Dani Alves e Adriano, të cilët luajnë për klubin katalunas.

“Unë jam mjaft i lidhur me Dani Alvesin dhe gjithmonë e mbështes. Do të bëhem për Alvesin dhe Adrianon”, deklaroi 19 vjeçari për të përditshmen spanjolle ‘Mundo Deportivo’.

Po ashtu, ai shpreson që një ditë të luajë përkrah yjeve si Xavi e Messi, që nënkupton se ai e preferon Barçën para Realit.

“Barça është ekipi më i mirë në botë. Xavi, Iniesta e Messi janë lojtarët kyç dhe shpresoj të luaj me ta ndonjëherë”, shtoi Neymar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›