E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan ; Dy të rinj përdhunojnë minorenen, në kërkim nga policia

Një vajzë 14-vjeçare ka mbetur e traumatizuar dhe aktualisht në gjendje shoku në spitalin e Elbasanit, pasi është përballur me dhunë seksuale nga dy djem, të cilët e kanë përdhunuar dhe më pas janë zhdukur për në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Gjolenë të këtij qyteti, dhe sipas konfirmimeve policore mësohet se vajza R.D., 14 vjeçe, lindur e banuese në Kajan të komunës me të njëjtin emër, 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, është përdhunuar nga dy djem, të cilët u identifikuan si R.M., 18 vjeç dhe R.SH., 17 vjeç, që të dy nga i njëjti vendbanim me viktimën e tyre. Sipas hetimeve dhe denoncimit të së miturës dhe prindërve të saj, ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Gjolenë të komunës Kajan në rrethin Elbasan. Në rrethana që ende nuk janë shumë të qarta, vajza është tërhequr nga dy djemtë, ndoshta përmes mashtrimit, duke qenë se të tre janë banorët të të njëjtit fshat, dhe më pas është përdhunuar prej tyre.

Ndërkohë, hetuesit kanë bërë të ditur se dy adoleshentët e kanë përdhunuar me radhë, njëri pas tjetrit 14-vjeçaren, pranë një shtëpie të braktisur dhe pastaj janë zhdukur nga fshati. Nga ana e saj, policia ka nisur një grup hetimor në Kajan dhe atje është zbardhur se dy djemtë nuk gjendeshin, ndaj janë shpallur persona në kërkim. Ndërsa mësohet se e mitura gjendet e traumatizuar pas ekspertizës mjekësore që provoi përdhunimin e saj në grup. Mbi dy të dyshuarit, aktualisht rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›