Hetimi; Tritoli në garazhin e ish-kryetarit të gjykatës, për shkak të detyrës
Tritoli i vënë në garazhin e ish-kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Pogradecit, Liridan Lilës, mund të jetë vendosur për shkaqe që lidhen me detyrën që ka kryer për vite me radhë ky i fundit. Një gjë e tillë është pohuar një ditë më parë nga burime të policisë së Pogradecit, sipas të cilave, njëra prej pistave ku punojnë specialistët e krimeve është ajo që lidhet me detyrën. Megjithëse vetë gjyqtari Lila ka deklaruar për policinë se nuk kishte pasur konflikt me ndonjë person, gjithsesi kjo e fundit nuk e ka neglizhuar një gjë të tillë. Gjithashtu, një ditë më parë, në komisariatin e policisë së këtij qyteti janë shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, por deri mbrëmjen e djeshme policia nuk ka konfirmuar arrestimin e asnjë personi si të dyshuar për vënien e sasisë së eksplozivit poshtë pallatit ku banonte ish-kreu i gjykatës. Ndërkohë, rreth ngjarjes policia ka pohuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës, në katin e nëndheshëm të pallatit ku banonte gjyqtari Liradin Lila, ish-kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pogradecit.
Shpërthimi ka tronditur banorët e pallatit. Sipas hetimeve të para, eksplozivi ka qenë i tipit artizanal. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar makina e gjyqtarit Lila, si dhe dera e garazhit
Shpërthimi ka tronditur banorët e pallatit. Sipas hetimeve të para, eksplozivi ka qenë i tipit artizanal. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar makina e gjyqtarit Lila, si dhe dera e garazhit