E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohen 6 persona për trafik droge

Policia e Elbasanit ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë të cilët dyshohen për trafik droge.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2” janë arrestuar shtetasit Kostandin Piku i njohur me pseudonimin “Koçi”, Arben Hysa i njohur me pseudonimin “Ben Binjaku”, Emiljano Ramazani, Petrit Bekteshi,Ilir Rrapi dhe Altin Çaka të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shtetasit Eduard Muzhaqi i cili është arrestuar në nëntor të vitit 2011 si pjesë e rrjetit të drogës janë sekuestruar 300 doza kokainë, 230 doza heroinë dhe 340 doza kanabis.
 

Ndërkohë policia ka theksuar se po hetohen dhe verifikohen pasuritë e personave të ndaluar
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›