Obama zyrtarizon kabinetin: Clinton, sekretarja e shtetit
NEW YORK – Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka zyrtarizuar kabinetin e tij, duke njoftuar pak më parë ish rivalen Hillary Clinton në postin e sekretares së shtetit.
Robert Gates, sipas njoftimit të bërë nga vetë Obama mbetet në rolin e shefit të Pentagonit, ndërkohë që Susan Rice, këshilltarja e tij për politikën e jashtme do të jetë ambasadorja e re e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ish gjenerali i marinës, Jim Jones do të marrë postin e shefit të Këshillit për Sigurinë Kombëtare. Një grua italo-amerikane do të jetë në krye të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme: Obama ka zgjedhur guvernatoren e Arizonës, Janet Napolitano në krye të kësja ministrie.
Avokati dhe ish funksionari i administratës së Clintonit, Eric Holder është ministri i ri i sapozgjedhur i Drejtësisë. (ANSA)