Elbasan, 20 fëmijë mësojnë në stallë lopësh
Duket se koha ka lënë pas një fshat në rrethin e Elbasanit. 20 fëmijë mësojnë ende në një ish-stallë lopësh që ka shërbyer që nga koha e ish-kooperativave bujqësore të sistemit komunist. Problemi është prezent në Komunën e Labinotit - Mal, në rrethin e Elbasanit, rreth 40 kilometra larg qytetit.
Rreth 20 vjet më parë ky fshat me kontribut vullnetar do të ndërtonin stallën e lopëve. “Unë kam më se 20 vjet që punoj në këtë shkollë, të gjithë na kanë premtuar, por askush nuk ka ndërtuar një godinë të re shkollore që nuk do më tepër se dy dhoma mësimore”, ka pohuar Shaban Kasa, mësues në këtë shkollë. “Në dimër, çfarë fryn e bie jashtë, hyn brenda, në verë fëmijët kanë frikë nga gjarpërinjtë”, shton mësuesi i Lamollës. “Unë ua kam falur tokën që është në pronësi time për të ndërtuar një shkollë, por askush nuk është kujtuar”, ka pohuar Shaban Qoku, një banor i këtij fshati, në tokën e të cilit është ndërtuar edhe ish-stalla e lopëve, ku ka kërkuar të ndërtohet edhe shkolla e re.
#