E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi, te Barcelona deri më 2016-ën

Njoftimin e shtyrjes së marrëveshjes e ka bërë sot vetë klubi i Primera Divizionit, nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit. Sipas kontratës së re, mbetet në fuqi shuma që ekipet të cilat duan shërbimet e 30-vjeçarit, duhet të derdhin në arkat e Barçës: 80 milionë euro.

Marrëveshja e re sqaron disa hollësi lidhur me numrin e ndeshjeve që mesfushori do të luajë në një sezon. Kështu, nëse në sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015 Ksavi do të luajë të paktën 50 për qind të ndeshjeve gjatë vitit, kontrata quhet automatkisht e shtyrë edhe për vitin pasardës. Kjo do të thotë se lojtari do ta mbyllë karrierën te katalanasit në moshën 36-vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›