E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi dy motrat në Elbasan, arrestohet autori, Denis Çengeli

Arrestohet i shumëkërkuari, Denis Çengeli, i akuzuar si autor i aksidentit të rëndë që u mori jetën dy motrave dhe plagosi rëndë nënën e tyre në qytetin e Elbasanit. Arrestimi i 35 vjecarit u bë në qytetin e Elbasanit nga forcat e policisë të këtij qyteti, me ndihmën e publikut vetëm 4 ditë pasi blutë vunë në dispozicion shumën prej 5 mijë USD, për cdo informator që do të sillte informacion lidhur me të kërkuarin.
 

Më 12 gusht të këtij viti dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, teksa u përplasën me automjet unazën e qytetit nga shtetasi Denis Çengeli. Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Vjola e Baftjare Hekurani. Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›