E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbajti peng 18 vjeçaren për xhelozi, arrestohet autori

Arrestohet nga forcat e policisë se Tiranës shtetasi Roland Peraj, i cili akuzohet se ka rrembyer nje 18-vjeçare, e cila mendohet të ketë qenë e dashura dhe e ka mbajtur peng për disa orë për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se Peraj gjate kohes qe e mbante peng 18-vjeçaren e ka dhunuar atë, duke e djegur me cigare. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas denoncimit të 18 vjecares pranë rajonit të policisë, ndërsa uniformat blu kanë nisur dhe hetimet për hedhjen dritë mbi këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›