E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka, Svensson: Suedija do të përkrahë zgjerimin e BE-së

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë në Tiranë Patrik Svensson. Gjatë takimit Ministri Noka, ndër të tjera, çmoi kontributin e qeverisë suedeze për projektet mbi qeverisjen vendore dhe decentralizimin, si edhe projektin për policimin në komunitet.

"Mbetemi totalisht të përkushtuar në zbatimin e plotë të projektit lidhur me policimin në komunitet, pasi është e ardhmja në thelbin e marrëdhënive të qytetarit me Policinë, por edhe për projektet e tjera me interes të përbashkët", nënvizoi Ministri Noka.
 

Nga ana e tij Svensson theksoi se Suedia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, pasi vendi i tij është një ndër vendet që përkrah pa asnjë rezervë zgjerimin e BE-së.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për sa i përket nivelit shumë të mirë dhe efektiv të bashkëpunimit dhe shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë duke u forcuar në të ardhmen dhe duke u konkretizuar me projekte të tjera konkrete.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›