Përfundon pavarësia e mbikqyrur, Feith: Moment historik për Kosovën
Kosovë- Ka përfunduar sot Pavarësia e Mbikqyrur për Kosovën dhe nis kështu zyrtarisht rrugë ëndrra e një shteti të pavaruar për miliona shqiptarët e Kosovës.
Ky vendim është marrë sot në mesditë, pas një mbledhje të Grupit Drejtues Ndërkombëtar që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit”,- thuhet në deklaretën e grupit.
Pas marrjes së vendimit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, sëbashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhanë një konferencë për shtyp të përbashkët.
Lajmin e gëzueshëm Feith e ka thënë në gjuhën shqipe. Mbikëqyrja e Kosovës është përfunduar. Shpresoj se njohja ime e gjuhës shqipe ka përparuar dhe e keni kuptuar se cfarë thashë,- deklaroi Feith
Më tej ai u shpreh se plani i Ahtisarit është zbatuar, dhe GND- ja ka mbetur e kënaqur në këtë aspekt. Sipas tij tani i vetmi zynim që duhet të ketë Kosova, është integrimi evropian.
Mendoj se GND është i kënaqur se plani i Ahtisarit shtë zbatuar. Grupi ka vënë re se qeveria ka ecur përpara. Grupi ka vënë re se qeveria gjatë muajve të kaluar ka ndërmarrë një numër vendimesh të rëndësishme që e ka nënvizuar nevojën e saj për një Kosovë shumetnike. Këto janë hapa të rëndësishme dhe mundësojnë që Kosova të ecë përpara drejt rrugëtimit e saj Europian dhe në vijimin e reformave që Kosova një ditë të aspirojë në BE,- vijo ai.
Në mbyllje Feith deklaroi se mbështetja e SHBA- së do të vijojë, ndërsa është shprehur i lumtur se po e perfundon mandatin e tij në Kosovë.
Edhe kryeministri Thaçi ka falënderuar ish shefin e ICO. Ai e ka quajtur këtë moment si moment historik për Kosovën.
Një momenti i rëndësishëm dhe një kthesë historike për Kosovën. Tash kemi një agjendë të qartë evropiane. Ky është një vlerësim ndërkombëtarë për Kosovën, një vlerësim nga bota demokratike për ne. Kosova ka implementuar në tersi dokumentin e Ahtisaarit dhe e falënderoj ICO për ndihmën që ka dhënë. Mbesin sfida të reja, sfida për integrimin e serbëve të veriut, për liberalizimin e vizave, por edhe vendimeve të tjera. Ne po ndërtojmë Kosovën demokratike, për Kosovën që të gjithë qytetarët të ndihen të lirë. Ne si evropian të rinj kemi vizion të qartë. Intergim në BE dhe në Bashkimin Evropian por edhe të vazhdojmë partneritetin tonë me SHBA-në dhe mbesim të përkushtuar për të jetuar në një fqinjësi të mirë,- tha Thaçi.
Në konferencë nuk kanë munguar pyejet e gazetarëve lidhur me situatën në veri të vendit. Feith ka thënë se veriu vijon të mbetet një sfidë dhe përgjegjësi e qeverisë, ndërsa e ka cilësuar si një problem jo të ndërkombëtarëve.
Veriu ka qenë problematik qysh para shpalljes së pavarësisë, shumë herë përpara, fatkeqësisht autoritetet e Prishtinës nuk e ushtrojnë autoritetin në veri ndërsa serbët atje më shumë shohin nga Beogradi se nga Prishtina. Por kjo mund të ndryshojë, duke ofruar një menaxhim të duhur, sic është bërë në jug të Mitrovicës që do tju jepte siguri rehati për një prosperitet dhe të ardhme të madhe evropiane. Qeveria e ka përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje për Veriun dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të zëvëndësohet më qeverinë, Kur bëhet fjala për veriun, kjo është vetëm qeveria mund të jetë fryma e pajtimit duke ofruar mundësi ekonomike-sociale dhe institucione më të mira. Bashkësia ndërkombëtare mund ta përkrahë këtë dhe unë jam i lumtur që qeveria po përgatitet për një sfidë të tillë- vijoi Feith.
Pas deklaratave të tyre në Kuvend u organizua një seancë speciale, ku foli presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger, si dhe treshja ndërkombëtare e angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës: kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-së Frank Wisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger. Ajo që binte në sy ishte mungesa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas axhendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin Swiss Diamond, të organizuar nga presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Aty fjalën kryesore do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.
Por aktivitetet për heqjen e mbikqyrjes së pavarësisë nuk mbarojnë me kaq, ato do të rifillojnë sërish ditën e nesërme me 11 shtator. Media kosovare bëjnë një panoramim të detajuar të aktiviteteve:
11 shtatori
Në hotel Swiss Diamond është paraparë një konferencë ndërkombëtare me temën: Kapitujt e mbyllur në Ballkan. Në këtë konferencë, e cila do të fillojë në orën 9:00 për pesëmbëdhjetë minuta fjalë mikpritëse do të mbajnë presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe Pieter Feith.
Më pas, nga ora 9:15 deri në ora 10:45, do të mbahet takimi i parë me titull Transicioni në kohën e globalizimit, që do të modelohet nga prof Bill Ëecshler. Fjalën kryesore në këtë takim do ta mbajë Marti Ahtisaari.
Pastaj nga ora 14:15 deri në orën 15:30 do të mbahet takimi i dytë i titulluar Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, i cili do të moderohet nga publicisti Tim Judah.
Nga ora 15:30 deri në orën 16:30 do të mbahet takimi i tretë me titull: Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?, i cili do të moderohet prej Dimitar Bechev nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.
Folës të tjerë të këtyre takimeve do të jenë ambasadori Wisner, ambasadori Ischinger, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ndërsa nëpërmjet videolinkut do të drejtohet me një fjalim edhe ish-presidenti Bill Clinton. Gjithashtu, në këtë konferencë do ta marrin fjalën edhe përfaqësues të partive të opozitës, etj.
Pasi të ketë përfunduar konferenca, në orën 19:00 do të bëhet shpalosja publike e një vepre arti në qendër të Prishtinës, në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga Nathan Coley, laureat i çmimit Turner.
E tëra do të mbyllet në sheshin Nënë Tereza, duke filluar nga ora 21:00, kur do të mbahet një koncert publik nga Bandet Jazz dhe Rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina.
Lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës për të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Ai ka thënë se ky do të jetë organizimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë Kosova. Do të jetë takimi më i madh që ka qenë Kosova nikoqir gjatë këtyre dy ditëve. Jemi krenarë që do të jetë edhe një pikë fokale ku e tërë bota do ta shohë progresin e Kosovës dhe e tërë bota do ta ketë mundësinë që të raportojë për zhvillimet rreth fundit të pavarësisë së