Shkrihet AKKP Elbasan, dosjet nisen për në Tiranë
07/03/2010 Si mund të aplikohet për kthim dhe kompensim pas muajit shkurt
Rreth 4 mijë dosje nga të cilat 300 ende të pashqyrtuara janë nisur drejt AKKP-së Tiranë ku do të kryhet edhe procedura e mëtejshme e verifikimit dhe marrjes së vendimeve të mëtejshme për këto dosje. Nga fundi i shkurtit Agjencia rajonale e Kthim-Kompensimit në Elbasan ka pushuar së funksionari dhe të gjithë punonjësit veç arkivës kanë marrë lejen në pritje të një rithirrje në zyrën qendrore në Tiranë.
Shkrirja
Drejtori i Agjencisë, Dëfrim Bulica, thotë se është duke u bërë inventari i dosjeve dhe gjithçka do të niset drejt kryeqytetit. Ligji i ndryshuar për kthimin dhe kompensimin e pronave në fund të vitit të kaluar ka hyrë në fuqi më 19 shkurt kur edhe pushojnë së ekzistuari zyrat rajonale. Në nenin 20 të këtij ligji për transferimin e arkivës, logjistikës dhe mjeteve të punës, veprimtaria e AKKP-së përfundon 15 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit përveç arkivës. Kjo e fundit do të vazhdojë të funksionojë. Ndërkohë do të transferohet drejt Tiranës edhe procedura për legalizimin e oborreve. Kështu nga 90 kërkesa janë shqyrtuar 50, ndërsa 40 kanë mbetur të pashqyrtuara.
Të gjithë procedurat tashmë qytetarët do të duhet t’i bëjnë pranë zyrave qendrore në Tiranë. Kështu në bazë të ligjit të ri AKKP shqyrton kërkesën për kompensim jo më vonë se tre muaj nga data e regjistrimit të saj. Qytetarët e shpronësuar mund ta dorëzojnë kërkesën drejtpërdrejt në institucion ose nëpërmjet postës dhe evidentohet në protokollin e zyrës. AKKP gjithashtu shqyrton ankimimet kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, të kthimit dhe kompensimit dhe të drejta të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP në qarqe, të ish-komisioneve vendore dhe kthimin e kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve e bashkive për kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarëve.