Elbasan, 60 pensionistë nën hetim për falsifikim dokumentesh
Prej vitesh kanë përfituar pensione të pamerituara dhe tani duhet të kthejnë shumat e përfituara padrejtësisht. Ky është deklarimi i drejtorit të Zyrës Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Qarkun e Elbasanit, Pavllo Jorgaqi. Sipas tij, prej disa muajsh, inspektorët e Sigurimeve për degën e Elbasanit janë duke investiguar me dhjetëra dosje pensionistësh, për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar moshën për pension dhe vjetërsinë në punë.
"Kemi në dorë rreth 60 dosje pensionistësh, të cilat jemi duke i shfletuar për të verifikuar vlefshmërinë ligjore", tha Jorgaqi. Mësohet se janë dy kategori pensionistësh, për të cilët po hetohet. Të parët janë persona që dyshohet se me certifikata të falsifikuara, kryesisht në vitet 1997-1998, kanë rritur në mënyrë fiktive moshën për të përfituar pension. Ndërsa të dytët kanë mundur të marrin vërtetime të sigluara në librezat e punës, sikur kanë punuar në ish-ndërmarrjet shtetërore apo miniera. Për këta të fundit mësohet se janë duke u shqyrtuar shtatë dosje pensionesh në fshatrat Bodin, Plangaricë, Mamël e Gracen të komunës me të njëjtën emër. - "Kemi veçuar shtatë dosje pensionesh nga tre fshatra të zonës së Kërrabës së Vogël që i përkasin Komunës së Gracenit, të cilët kanë në librezat e tyre të shënuara shumë vite pune në minierën e qymyrgurit", shpjegon kreu i degës së Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit. Ndërkohë nga kjo drejtori janë duke u kontrolluar disa vendime të dhjetë viteve më parë të këshillave bashkiakë, ku janë cikluar ndryshime të moshës, pasi është marrë një vendim gjyqi me dëshmitarë. "Është ende herët për të dhënë emrat e saktë, por mund t‘ju konfirmoj se 30 nga 60 dosje të hapura kanë rezultuar me parregullsi qoftë në moshën personale, qoftë në fiktivitetin e viteve të punës në miniera apo ish-ferma", thotë Jorgaqi. Mësohet se nga kjo drejtori janë bërë shtatë kallëzime në Gjykatën e Faktit në Elbasan për shqyrtimin e vërtetësisë së personave që kanë manipuluar me moshën apo vjetërsinë e viteve të punës. "Në mos dënime penale për ta, më e thjeshta mbetet dënimi me gjoba dhe rikthimi i vlerave të marra padrejtësisht", thotë drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan. Sakaq, një hetim paralel ka nisur me të gjitha nëndegët e katër rretheve të Prefekturës së Elbasanit, ku qëndron i njëjti dyshim për manipulime.