E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Kozarës, burg përjetë vrasësit

Gjykata e Rrethit të Beratit ka vendosur dje dënimin me burgim të përjetshëm për Luan Marrën, i cili u shpall fajtor për vrasjen e vëllait dhe familjes së tij në vitin 2006. Një javë më parë, Prokuroria e Rrethit të Beratit kërkoi të njëjtën masë dënimi, ndërkohë që mesditën e djeshme gjykata i ka dhënë fund gjykimit më të rëndë të zhvilluar në këtë qytet. Në seancën e djeshme i akuzuari i kërkoi trupi gjykues pafajësi, duke u shprehur qartë se nuk kishte qëlluar ai ndaj vëllait të tij Shpëtimit, kunatës Florie dhe nipit Artiol. Pafajësi ka kërkuar për klientin e tij dhe avokati Dilaver Bregasi. Por, me të gjitha pretendimet e palës mbrojtëse, kryetari i trupit gjykues, Nazmi Troka, ka dhënë vendimin e formës së prerë edhe në emër të dy anëtarëve Agron Vavla dhe Berlinda Kondi, duke dënuar me burg përjetë 32-vjeçarin Luan Marra, duke e shpallur atë fajtor për akuzat "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", "vrasje të më shumë se një personi", "vrasje të të miturit dhe gruas shtatzënë", si dhe "armëmbajtje pa leje". Vendimi u kundërshtua nga familjarët e të akuzuarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›