Elbasan 650 gra te dhunuara gjate nje viti
Shifrat e grave te dhunuara fizikisht nga burrat apo persona te tjere vijne ne rritje. Vetem viti i kaluar ka shenuar 659 raste te denoncuara, qe perfshijne pervec dhunes fizike dhe ate psikologjike. Keto shifrat alarmante, te cilat jane te regjistruara nga Shoqata ne Mbrojtje te Grave ne Elbasan, ose e vleresuar ndryshe dy gra te dhunuara ne dite. Vetem gjate muajt janar te ketij viti jane regjistruar 12 raste te tentativave te vetesakrifikimit per shkak te dhunes. Ketu jane klasifikuar edhe rastet e vrasjeve nga bashkeshortet e tyre si dhe vetevrasjeve si shkak i depresionit psikologjik, qe ato kalojne nga xhelozia, tradhtite, e arsyet ekonomike. Sipas shoqates, akti i dhunes niset dhe nga fakti se shume gra jane te varura ekonomikisht nga burrat e tyre, cka i ben qe shpesh te heshtin e madje te shkojne drejt divorcit.
F.S