Permiresohet gjendja e agjentit Haxhimihali
Shkon drejt permiresimit gjendja shendetesore e agjentit te policise, Blendi Haxhimali, i cili u plagos rende nga i shumekerkuari Ilir Paja, ne aksionin per arrestimin e ketij te fundit. Nje dite me pare, mjeket e spitalit te Kirurgjise ne kryeqytet kane thene se efektivi ka shfaqur shenjat e para pas komes se thelle te 6 marsit, nderkohe qe per ta, Haxhimihali nuk duhet te transportohet drejt Greqise, deri ne krijimin e kushteve optimale. Ideja eshte hedhur dy dite me pare, kur disa prej specialisteve kane sugjeruar dergimin e tij per nje nderhyrje me te specializuar ne shtetin fqinj. Por, duke pare gjendjen e renduar, mjeket jane keshilluar per te mos e levizur. Dhe ne te vertete, dje agjenti ka shfaqur shenjat e para te permiresimit. Per mjeket e spitalit kjo eshte pozitive, megjithese per ta eshte ende shpejt qe te flasesh per nje sherim te plote. Mjeket deklaruan se agjenti i policise ndodhet ne repartin e reanimacionit, me disa plage te renda ne koke, mushkri dhe shpatulla, ndersa ka gervishtje ne te gjithe trupin. Pritet qe ne ditet e tjera gjendja e tij te ndryshoje.