E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma institucionale nis me Teatrin e Operes

Anisa Ymeri
Mbi te shkruhet "Draft-propozim", i cili ka te beje me reformen ligjore dhe institucionale per institucionet kulturore ne varesi te Ministrise se Kultures. Sindikata e Artisteve te Shqiperise paraditen e djeshme, ne pak fjale shpjegoi se ky eshte nje draft, i cili ka ardhur zyrtarisht per drejtorin e Pergjithshem te Operes, Zhani Cikon, por edhe per Sindikaten e Artisteve. Shqetesimi i tyre qendronte ne faktin se, nga ministria i kerkohej qe, pasi te shqyrtohej keto pak dite, te henen te percillnin verejtjet e tyre si pale interesi. Por, ne saje te nje marreveshjeje, kjo dite u shty, ne menyre qe t'u lihej kohe artisteve te reflektonin qetesisht mbi kete material prej 20 faqesh, qe ka te beje me reformen, e ne nje dite te mevonshme, te thone fjalen e tyre.
Po ne fakt, cfare eshte ky draft i reformes institucionale?! Duke nisur me ceshtje themelore te "reformes ligjore" per institucionet e varesise, fillimi i draftit i takon shtesave te ligjit "Per artin skenik" te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise ne fund te vitit 2006. Nje nder pikat shume te rendesishme qe propozohet te shtohet eshte kjo: "Ministri i TKRS-se ben shpallje publike per kandidatet dhe titullaret e institucioneve publike qendrore te artit skenik 6 muaj para propozimit qe i ben Kryeministrit dhe 6 muaj para mbarimit te mandatit te titullarit aktual. Perzgjedhja e kandidateve shqiptare ose te huaj behet bazuar mbi planin strategjik 3-vjecar, dosjen personale, profilin akademik ne fushen e artit dhe menaxhimit artistik dhe titujt qe kane fituar kandidatet gjate karrieres se tyre".
Reforma parashikon audicionet
Ndersa koncepti, i cili pritet te hyje, e qe me pare nuk eshte hasur ne asnje prej institucioneve tona publike, eshte ai i audicioneve. Ne draft shkruhet shprehimisht: "Te lajmerohet audicioni per te gjithe artistet e Drejtorise se Operes dhe Baletit dhe te Ansamblit Popullor ne fund te muajit shkurt. Te realizoje audicion nen drejtimin e nje grupi specialistesh te huaj ne muajin qershor (para mbylljes se sezonit)". Audicion, i cili duhet te paraqese gjendjen aktuale te cilesise artistike ne institucion, te rishikoje kategorite per secilin artist, te nderprese marredheniet e punes per ata artiste qe nuk arrijne standardet etj.
Per kete pike, nje prej perfaqesuesve te Sindikates se Artisteve, Rudi Sata, shprehet: "Pasi e pame kete draft, do te ngreme grupet e punes do te flasim me qarte. Ne vija te pergjithshme eshte nje draft reforme, ku thuhet se do te kete audicione ne te gjitha drejtimet. Do te ngrihet nje juri e huaj per keto audicione, a thua se ne nuk kemi funksionuar deri me tani. Dhe ky eshte nje draft qe per te qene te sinqerte eshte i paragjykuar. Por, ne do ta themi fjalen tone dhe do te bejme publike verejtjet tona, pasi ta kemi shqyrtuar cdo pike te tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›