Sekuestro fabrikes se pijeve false, ne kerkim pronari
Sekuestrohet nje linje e prodhimit te pijeve alkoolike false ne fshatin Dukas te qytetit te Patosit, me nje vlere 80 mije euro. Diten e djeshme, zyra kunder Krimit Financiar ne policine e Fierit ka kryer operacionin e koduar "Gershera 5", ndersa eshte shpallur ne kerkim pronari i fakribes, Mitat Bregu, 49 vjec. Ne kete operacion, mesohet se eshte bllokuar nje linje te prodhimit pijesh alkoolike false, si dhe rreth 30 mije etiketa. Sipas policise, mesohet e keto pije qe prodhoheshin shiteshin ne lokale e bare te ndryshme ne Patos. Pronari i kesaj fabrike te palicencuar eshte shpallur ne kerkim prej pasdites se djeshme. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se Bregu shenon precedentin e dyte per kete veprimtari te jashteligjshme tre vitet e fundiy. Agjentet kane marre nje informacion ne rruge operative dhe menjehere nisen aksionin me te pakten 15 forca policore ne fshatin Dukas. Mitat Bregu, sipas hetimeve te kryera, eshte banor i fshatit dhe dyshohet se ushtronte prej disa muajsh veprimtarine e re ne nje banese qe e kishte kthyer si punishte per prodhim pijesh te ndryshme. Nga kontrolli i ushtruar ne banese, policia ka gjetur e sekuestruar nje linje prodhimi te pijes alkoolike birre, e cila kap vleren monetare te 80 mije eurove, 30 mije etiketa te falsifikuara te markave te ndryshme te birrave "Dreher", "Norga", "Tirana", "Korca", "Amstel", "Start Beer" dhe "Biljen", si dhe 4 mije litra birre te paambalazhuar.
Xh.Beharaj