E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: S'pranoj asnje kusht per sistemin

"Jemi ne nje proces bashkimi me gjithkend, qe do te mbylle kapitullin e politikes se vjeter te se shkuares, ku simbol i te ciles eshte Kryeministri i sotem, te cilin e konsiderojme ashtu sic eshte, kundershtari yne natyral"
Kryesocialisti Edi Rama ka leshuar dhe njehere tjeter sinjale te qarta, lidhur me qendrimin e Partise Socialiste per reformen zgjedhore. "Misioni yne eshte te shembim kete sistem te kalbur politik. Ne do te bejme misionin tonw", u shpreh Rama, sa i takon reformes zgjedhore, gjate komunikimit te tij me mediat. Madje, sipas tij, per te realizuar kete mision, PS-ja nuk do te lejoje askend qe t'i imponohet. "Ne jemi ketu per t'u dhene shqiptareve ate qe ata kerkojne, integrimin ne NATO dhe BE. Kjo eshte opozita moderne dhe evropiane dhe opozita qe u duhet shqiptareve. Kush kerkon nga ne, qe te bejme nje opozite lehaqensh, le te kerkoje gjetke, se ketu nuk do ta gjeje. Jemi nje opozite e vetedijshme per rolin tone", vuri ne dukje kryetari i PS-se, Rama. Por, nderkohe kreu socialist la te pasqaruar faktin nese PS do te jete e gatshme te bashkepunoje me PD per reformen zgjedhore. "Ne nuk jemi ndare me askend. Jemi ne nje proces bashkimi me gjithkend. Me gjithkend, qe do te mbyll kapitullin e politikes se vjeter te se shkuares, ku simbol i te ciles eshte Kryeministri i sotem, te cilin e konsiderojme ashtu sic eshte kundershtari yne natyral. Sipas tij, PS eshte forca qe bashkon dhe jo ajo qe ndan, ku ka nenvizuar se askush nuk mund t'i vere askujt asnje kusht, duke kembengulur te listat e mbyllura.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›