E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte banesa e dyqane, pranga "mjeshtrit"

SKRAPAR - Nje 40-vjecar, i dyshuar si hajdut serial, ka rene ne prangat e policise se Skraparit, diten e djeshme. Policia mesohet se ishte duke punuar per zbulimin e nje sere vjedhjesh te ndodhura ne kete qytet gjate tre muajve te fundit, pas tre denoncimeve te banoreve per vjedhje banesash, lavazhosh dhe te disa dyqaneve. Burime zyrtare te policise thane dje se kane vene ne pranga 40-vjecarin Besnik Hasanaj, banues ne lagjen "5 Shtatori", i cili eshte zbuluar pas vjedhjes se tij te fundit, me daten 6 mars 2008, ne banesen e nje personi me inicialet M.M., ku kishte arritur te merrte disa sende materiale. Hasanaj akuzohet edhe per vjedhje te tjera, ndersa demi i shkaktuar, sipas policise, shkon deri ne 5 milione leke. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 40-vjecarit jane gjetur ne cilesine e proves materiale sendet e vjedhura, si 10 motosharra, 8 gjeneratore me kapacitete te ndryshme, 5 matrapike, 10 motoseka, 2 komplete lavazhieri, 7 valixhe me mjete mekanike, 7 troko, 1 elektromotor preres druri, 500 metra tub plastik, 6 kordone percjelles elektrik, 2 elektropompa uji etj. Policia ka gjetur e sekuestruar gjithashtu ne banesen e shtetasit Besnik Hasanaj edhe nje arme gjahu te tipit "Beret", nje gjerdan me fisheke arme gjahu, si dhe dy arka me fisheke automatiku, model 56.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›