E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshjet, tre te plagosur

Korce - Tre persona kane mbetur te plagosur gjate grindjeve per motive banale, qe kane ndodhur gjate 24 oreve te fundit ne qytetin e Korces. Burime te policise thane se jane tre persona te plagosur dhe po kaq te arrestuar e ne kerkim per ngjarjet. Diten e djeshme jane ndaluar Olger Bregu, 24 vjec dhe Fatos Bregu, 29 vjec, te dy banues ne fshatin Kreshpanj, pasi akuzohen se kane shkuar ne lokalin e Daniel dhe Ervis Xh., duke goditur me grushte e shkelma te parin. I demtuari eshte cuar ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Po dje, ne lagjen nr. 12 te qytetit te Korces, ne afersi te bar "Leon", ka ndodhur nje konflikt midis Leonard Pano, 27 vjec dhe Iliaz Dine, 28 vjec, per te cilin ka nderhyre policia, duke bere edhe shoqerimet e rastit. I ndaluari i fundit eshte Ferik Lipo, 69 vjec, nga Pogradeci, i akuzuar per plagosje me thike te te afermit te tij, Ilir Lipo, 41 vjec, qe ndodhet ne spital, jashte rrezikut per jeten.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›