E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gushti i perveluar. I nxehti rritet ne fund te muajit

Gushti do të mbyllet me temperaturat të larta, të cilat sipas specialsitëve të motit do të jenë më të nxehtat për këtë muaj. Sipas Meteoalb vala e të nxehtit do të këtë pikun e saj të enjten e javës së ardhshmë deri në fund të kësaj verë. Megjithatë I nxehti nuk do të jetë I ndikuar drejtpërdrejt nga valët afikane, që I janë afruar fqinjit tonë Italisë dhe për pasojë tëmpëraturat nuk do ti kalojnë 38 gradët.

“Territori shqiptar nuk do të jetë I përfshirë drejtëpërdrejtë nga I nxehti afrikan si verën e kaluar kur temperaturat shënuan edhe mbi 40 gradë celcius, por do jemi tek vlerat 37- 38. Më të larta temperaturat do të jenë në pjesën e dytë të javës tjetër duke filluar që nga dita e enjte”- tha Lajda Porja, specialiste e Motit në Meteoalb.

Kjo verë nëse krahasohet me atë të shkuarën sipas specialistëve konsiderohet me tipare normale dhe jo me luhatjet ekstreme temperaturash. Kujtojmë këtu, që një vit më parë Shqipëria u përfshi nga tre edisode të të nxehtit afrikan dhe këtë vit pati vetëm një të shkurtër në muajin korrik.

Julia Bardhushi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›