E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize minatoret dalin nga greva

Pas 27 ditësh ngujim në nivelin e 14-të të galerisë minatorët grevistë kanë dalë nga greva e urisë. Negociatata mes policisë, drejtuesve të kompanisë koncesionare dhe minatorëve kanë përfunduar me vendimin për të dalë nga greva dhe për at kryer atë diku tjetër. Negociatat përfundimtare nisën që natën e së premtes për tu mbyllur rreth orës 11:00 të së shtunës.

Minatorët vendosën që të lirojnë ashensorët dhe me ndihmën e forcave të policisë janë ngjitur në sipërfaqe. Menjëherë pas kësaj grevistët janë dërguar për në spital ku po marrin ndihëm shëndetësore për shkak të gjendjes së rënduar. Mësohet se kanë qenë negociatat me policinë dhe drejtorin e forcave speciale Shemsi Prençi që sollën dhe vendimin për të liruar galeritë.

Krerë të sindikatave që po drejtojnë protestat  dhe negociatat kanë bërë me dije se greva do të rinisë shumë shpejt në një ambient tjetër në Bulqizë. Sipas tyre kjo lëvizje u ndërmor në respekt të vendimit të gjykatës së Dibrës për të liruar galeritë.

Minatorët shprehen se greva do të rinisë po në ambientet e kompanisë koncesionare. Forcat Speciale dhe Përmbarimi u vendosën të premten në Bulqizë për të zbatuar vendimin e gjykatës. Po gjatë këtyre ditëve atje ishin dhe drejtues të kompanisë koncesionare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›