E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parcela me droge. Polici mbillte kanabis ne shtepi

Një punonjës policie është arrestuar pasi në shtëpinë e tij është zbuluar një parcelë me drogë, kanabis sativa. Arrestimi i Pëllumb Isufatit, punonjës i policisë  kufitare të Sopikut, pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër, është bërë në fshatin e tij Libohovë. Policia ka zbuluar në bahçen e shtëpisë së tij një serë ku ishin kultivuar rreth 30 rrënjë bimë kanabis sativa.

Polici Pëllum Isufati është kapur në flagrancë dhe menjëherë është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga ana e Specialistëve për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë, pezullimi i menjëhershëm nga detyra si dhe kanë nisur procedurat për përjashtim nga Policia e Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›