Elbasan: Banka Botërore, 15 milionë lekë për projektin "Zhvillimi i burimeve natyrore"
Autori i Lajmit: red.
Një fond prej 15 milionë lekësh është akorduar nga Banka Botërore për 15 shoqata të pyjeve në komunat e rrethit të Elbasanit në kuadër të projektit të "Zhvillimit të burimeve natyrore". Drejtori Rajonal i Pyjeve dhe Kullotave, Haxhi Murati, tha dje se "ky fond do të shërbejë për mbjelljen e akacieve, lisit me farë, si dhe në përmirësimin e pyjeve, pritave malore, rezervuarëve të vegjël, në shërbim të kafshëve të egra ose bagëtive". Sipas tij, çdo komunë mund të hartojë paketa për miniprojekte të ndryshme në parcelat pyjore komunale. Me vendim të Qeverisë Shqiptare për transferimin e pyjeve dhe kullotave pushtetit vendor, tashmë 25 000 hektarë pyje dhe kullota janë nën administrimin e Drejtorisë Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave dhe 25 mijë hektarë i kanë kaluar Pushtetit Lokal.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009