Policia: “Trafiku i drogës drejtohet nga qelia”
Autori i Lajmit: red.
Hetimet për zbardhjen e trafikut të heroinës në vendin tonë nisin nga qelitë e burgut deri në zyrat e Prokurorisë. Kështu, policia ka zgjeruar rrethin e të akuzuarve për dhënie dhe marrje mitesh, prej 50 milionë lekësh që Besnik Brraka, një prej trafikantëve të drogës, ofronte në këmbim të uljes së dënimit të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokurori ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa emri i tij doli prej përgjimit të një trafikanti droge, heroina e të cilit do të shitej në Lezhë. Policia mundi të arrestojë në flagrancë katër trafikantët e drogës si dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë heroinë, 2 kilogramë përzierës droge dhe një pistoletë me silenciator.
Hetimet
Motra e Besnik Brrakës, Violanda Brraka, 52 vjeç, është njohuar me masën e sigurisë "arrest shtëpiak", pasi gjatë përgjimeve rezultonte se do të ishte ajo personi që do t i jepte paratë prokurorit Aleksandër Plepi për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit të Brrakës. Burime nga policia bënë të ditur se çështja e prokurorit kishte dalë rastësisht, ndërsa policia përgjonte telefonin e një trafikanti, i cili, nga qelia, drejtonte operacionin për shitjen e një sasie heroine në Lezhë. Paralelisht me drejtimin e shitjes së drogës, ai bënte edhe ndërmjetësimin me prokurorin Plepi për lirimin e shokut të tij të qelisë. Policia ka ndërhyrë njëkohësisht në të dyja rastet, duke ndaluar prokurorin Plepi, ndërsa ka ndërhyrë në mbrëmjen e së mërkurës duke arrestuar katër persona për trafik droge në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i drogës.
Operacioni
Operacioni i koduar “Pirro”, u organizua dhe u krye nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në aksion u arrestuan Pëllumb Jakupi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Fier, Angjelin Ujka, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Agim Kashari, 46 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Koplik, Shkodër. Gjithashtu, është bërë edhe ndalimi i 23-vjeçarit Arbri Jakupi, lindur e banues në Fier. Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Ishull-Shëngjin, Lezhë, në afërsi të rotondës, gjatë kontrollit të automjetit të markës “Mercedes Benz”, me targë MA 2171 B, u gjenden të fshehura në pjesën e bagazhit të tij 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, me peshë prej 2 kg e 15 gramë dhe një sasi prej 4 kg pluhur të dyshuar përzierës të lëndës narkotike. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një pistoletë me silenciator tip “Berete”, 8 copë fishekë, një automjet dhe 7 aparate celulare. Ndaj këtyre të dyshuarve tani rëndon akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Të arrestuarit
1. Pëllumb Jakupi, lindur dhe banues n Fier
2. Angjelin Ujka, lindur dhe banues në Shkodër
3. Agim Kashari, lindur në Patos, Fier dhe banues në Koplik, Shkodër.
4. Arbri Jakupi, lindur e banues në Fier.
U sekuestruan :
4 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë prej 2 kg ; 4 kg pluhur të dyshuar përzjerës të lëndës narkotike.
1 pistoletë me silenciator tip « Berete »
8 copë fishekë,
1 automjet
7 aparate celulare
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009