Miniera e vdekjes, dheu zë poshtë 30- vjeçarin
Autori i Lajmit: red.
Miniera e Bulqizës kthehet në makth për gjithë banorët e zonës. Statistikat tronditëse, sipas të cilave, të paktën një minator në muaj vdes në galeri, iu është shtuar dhe revolta e familjarëve të minatorëve. Të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, ku e vetjma mënyrë për të siguruar bukën e gojës mbetet nxjerrja e kromit, banorët e zonës më të pasur nëntokësore në vend, kërkojnë t u sigurohet jeta në punë, për sa kohë nga miniera do të nxirret krom. Aksidenti i radhës, me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari, është shënuar dje. Minatori nga Bulqiza është zënë nga një masiv dheu në kohën që po punonte në tavanin e një galerie.
Ngjarja
Një 30-vjeçar është viktima e radhës në galeritë e nëndheshme të minierës së Bulqizës. Viktima ishte punonjës i një firme private dhe është zënë poshtë nga një masiv dheu. Behar Toçi është minatori që ka gjetur vdekjen paraditen e djeshme rreth orës 11.30 minuta në galeritë nëntokësore të kësaj miniere. 30-vjeçari ka gjetur vdekjen në thellësi të galerisë private që gjendej në afërsi të pusit të minierës. Mësohet se viktima, bashkë me disa persona të tjerë, jo minatorë të mirëfilltë, ka qenë duke gërmuar në galeri, kur një masiv gurësh kromi ka rënë nga tavani duke zënë poshtë të riun, i cili ndodhej vetëm pak metra larg shokëve të tij. Forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit jashtë galerisë, ku është shembur masivi i gurëve.
Miniera e Bulqizës, e cila mund të quhet dhe miniera e vdekjes, për shkak të jetëve të njerëzve, vazhdon të mos braktiset nga banorët e zonës të cilët jetojnë në kushte tepër të vështira. Vetëm pak ditë më parë, më 25 janar, një tjetër minator gjeti vdekjen në galeritë e nëndheshme të Bulqizës.
Aksidentet
Vetëm 22 muajt e fundit, në këtë minierë janë shënuar 18 viktima, të cila0t kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së kushteve në punë. Përgjegjëse për këtë tragjedi janë gjithë strukturat e shtetit të cilat me heshtjen e tyre po marrin në mënyrë të vazhdueshme jetë njerëzish. Shkaku i aksidenteve të mëparshme nuk është marrë seriozisht dhe kjo është më e dhimbshmja për familjet e minatorëve dhe gjithë shqiptarët. Qeveria lan duart me Bulqizëm duke marrë përsipër vetëm organizimin e funeraleve dhe jo për t i bërë analizë gjendjes kaotike, situatës tepër të rënduar të kushteve të sigurisë së jetës së minatorëve, e cila e ka bazën tek korrupsioni galopant që shfaqet në Bulqizë me tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i ngjet jo një kantieri pune, por një Gërdeci të dytë", - ka deklaruar menjëherë pas tragjedisë atje, deputeti Minxhozi. Menjëherë pas vdekjes së tij, ka reaguar deputeti socialist i zones, i cili e ka quajtur përgjegjësi të qeverisë, vdekjen e njëpasnjëshme të minatorëve.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009