E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Integrimi, përgjegjëse është qeveria

Jo vetëm kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka folur dje në Kuvend për “Paktin për Shqipërinë si gjithë Eruopa”. Edhe deputeti tjetër socialist Blendi Klosi ia kishte kushtuar fjalën e tij në diskutimin e lirë pikërisht këtij pakti, i cili, sipas tij, ka vlerën e një pakti kombëtar, ndaj dhe duhet trajtuar me seriozitet nga mazhoranca. “Këto dhjetë pika synojnë ta bëjnë të vërtetë bashkëpunimin pushtet - opozitë për tejkalimin e problemeve të njohura për lehtësimin e proceseve integruese me Europën e bashkuar. Brukseli dhe Strasburgu nuk kërkojnë demagogji, është e kotë të bëjmë sikur po ua hedhim me politikën e vjetër të mashtrimit, është e kotë të mendojmë se hilet e Sali Berishës për të mos u ballafaquar me problemin janë zgjuarsi alla ballkanase, është e kotë të besojmë se 12 kriteret janë një formalitet, Europa duhet të shohë një proces që ndryshon marrëdhëniet midis dy palëve për të besuar se Shqipëria po bëhet gati seriozisht për tejkalimin e 12 kritereve”, - tha Klosi. Ai ka kërkuar reagimin pozitiv të qeverisë sepse, sipas tij, është ajo përgjegjësja për sfidat e integrimit dhe ndaj dhe duhet të vrasë mendjen dhe të identifikojë pikat me të cilat ka bllokuar procesin e bashkëvotimit. “Nuk do të ketë bashkëvotim dhe konsensus pa e zgjidhur problemin aty ku ka lindur”, - tha Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›