E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja e armatosur me dy grupeve, nje i arrestuar

Durres- Tentuan te vrasin tre te rinj me arme zjarri, duke lene te plagosur dy prej tyre, kapet pas nje ndjekje policore nje prej te dyshuarve. Burime zyrtare te policise thane se 19-vjecari Orest Lico, u ndalua mengjesin e djeshem per "plagosje ne bashkepunim", ndersa po punohet per kapjen e dy te tjereve, Gerald Domi dhe Bledi Xhani, te shpallur ne kerkim. Sipas hetimeve te kryera nga Policia e Durresit, dy grupet e te rinjve banues ne qytetin bregdetar, jane grindur per motive banale me njeri-tjetrin dhe ne sherr e siper ka ardhur perplasja e armatosur. Per pasoje jane plagosur me arme zjarri ndersa udhetonin ne nje autoveture "Fiat Punto" te rinjte me inicialet D. R., dhe Sh. D., ndersa ka shpetuar pa lendime A. L. Dy te plagosurit u derguan ne spital ku pas mjekimit dolen nga rreziku per jeten, kurse grupi hetimor shkoi ne vendngjarje ku kreu dhe veprimet paraprake. Pas marrjes ne pyetje te te lenduarve dhe personit te trete qe shpetoi pa plage, policia identifikoi tre agresoret, njeri prej te cileve u arrestua mengjesin e djeshem. Burime zyrtare njoftuan se ne ngarkim te Domit dhe Xhanit eshte leshuar urdher-arresti ne mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›