E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas atakut ne zemer, bie nga lartesia dhe vdes punetori

BERAT- Punetori i ndertimit vdes pas nje ataku kardiak dhe me pas, renies nga lartesia e pallatit 5-katesh. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth mesdites se djeshme ne lagjen "Clirimi" te Beratit, kur Kujtim Veizi 63-vjec, u dergua ne spitalin e qytetit pa shenja jete. Policia shkoi menjehere ne vendngjarje, periferi e qytetit dhe nisi hetimet duke marre ne pyetje deshmitaret. Fillimisht eshte dyshuar per nje aksident ne pune, per mungese te kushteve te sigurise, por gjate keqyrjes se mjeko-ligjorit dhe deshmive te marra nga koleget e te ndjerit, eshte zbuluar se nje goditje e papritur ne zemer mund te kete sjelle edhe fundin fatal per te moshuarin. Veizi punonte si usta suvatimi ne kete objekt dhe dje kishte nisur punen si cdo dite. Pas disa oresh ai ishte ankuar per dhimbje te forta ne gjoks dhe pas pushimit kishte rinisur te suvatonte, duke u thene shokeve se ndihej me mire. Por pa kaluar pak minuta, ai eshte bllokuar serish dhe koleget e kane pare te binte befasisht nga skela, ku gjendej dhe te shembej pertoke. Sipas hetuesve, ataku qe ka pesuar dhe renia nga lartesia kane ndikuar se tepermi ne vdekjen e menjehershme te punetorit 63-vjecar. Burime zyrtare thane se nuk kane perfunduar ende hetimet, megjithese dyshojne per nje ngjarje aksidentale, qe nuk ka te beje me kushtet e sigurise ne pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›