Elbasan, LSI akuzon socialistët për aleancë me PD
Plasin akuzat ndërmjet krerëve lokalë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit. Kjo e fundit, edhe në mediat lokale, ka akuzuar krerët e degës së PS-së në Elbasan për afera apo trafik votash me degën e PD-së, në lidhje me zgjedhjen e kreut të këshillit bashkiak.
Një javë më parë, në Elbasan u shkarkua kryetari i këshillit bashkiak, Bujar Kllogjëri, njëkohësisht kryetar i degës së LSI-së për Qarkun e Elbasanit. Në fakt, mocioni i grupit të këshilltarëve demokratë për shkarkimin e kryekëshilltarit Kllogjëri, mori edhe një ose dy vota nga socialistët, gjë që u vërtetua me llogari numrash, pavarësisht se votimi ishte i fshehtë. Pikërisht për këtë, LSI-ja, në një konferencë për shtyp para tri ditësh, akuzoi drejtuesit lokalë të PS-së. Kjo e fundit ka reaguar dje me anë të kryetares së degës për qytetin e Elbasanit, Luljeta Arapi. "Dëshirojmë të informojmë opinionin publik, se këto deklarata janë thjesht trillime në një moment dobësie nga ana e ish-kreut të këshillit bashkiak të Elbasanit, Bujar Kllogjëri, dhe jemi të bindur se vetë akuzuesi nuk u beson fjalëve të nxjerra prej gojës së tij, pse ishte dëshmitar dhe koshient në procesin e shkarkimit të tij dhe zgjedhjes së kreut të këtij ‘parlamenti‘ nga ana e demokratëve", ka deklaruar kryetarja e PS-së së Elbasanit, Arapi. Sipas saj, Partia Socialiste nuk është bërë kurrë palë e kompromiseve politike me Partinë Demokratike. "Ne jemi të gatshëm për forcimin e grupit të majtë, ku nuk përjashtohet LSI-ja dhe politika jonë mbetet për një filozofi të re bashkëpunimi nën frymën e gjithëpërfshirjes", ka përfunduar deklaratën e saj Arapi. Sidoqoftë, marrëdhëniet PS - LSI në Elbasan mbeten të ngrira dhe ka gjasa që kjo të reflektohet që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak, ku mund të rihapet sërish debati mes grupit të këshilltarëve demokratë e socialistë për çeljen e qarkullimit rrugor në bulevardin "Qemal Stafa" të qytetit të Elbasanit, bllokuar gati prej një viti nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, për shkak të rikonstruksionit të plotë të tij.