Mjekët që dalin më shpejt në pension
Infeksionistët, radiologët dhe kirurgët kategorizohen si punonjës në sektorë të vështirë. Mjekët infeksionistë janë më të rrezikuar ndaj viruseve dhe mikrobeve, radiologët janë më pranë rrezatimit të aparaturave, me të cilat punojnë gjatë ditës dhe për vite me radhë. Kirurgët kategorizohen si specialistë me të njëjtat shqetësime dhe vështirësi. Gjatë viteve të fundit, mjekët kanë qenë ata punonjës që shpeshherë kanë kërkuar shtyrje të kontratave të punës, pavarësisht mbushjes së moshës së pensionit. Disa vjet më parë, rreth 15 mjekë kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë shtyrje të daljes në pension. Motivacioni kryesor ka qenë edhe dhënia e mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, që "imponon" punën edhe në spital, duke qenë se "Nënë Tereza" është qendër universitare.
Profesionet e vështira
Sipas vështirësive në punë dhe kushteve ku ushtrojnë punën, është bërë ndarja në tri kategori. Klasifikimi i vështirësive të punëve është bërë sipas specialistëve dhe miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Duke nisur nga kategoria ku bëjnë pjesë, nga mosha, nga paga, nga derdhja e kontributeve, duke i shtuar dhe rivlerësimin e pagave në vite, mund të matin sa pension u takon dhe njëkohësisht edhe moshën e daljes në pension.
Punonjësit e shëndetësisë, mjekët, përfshihen në kategorinë e tretë të punëve, çka do të thotë profesion "normal", përveç tre specialiteve. Konkretisht, mjekët radiologë, kirurgë dhe infeksionistët përfshihen në kategorinë e dytë, e cila cilësohet si kategori pune me shkallë vështirësie.
Duke u nisur nga kjo, mjekët që kanë punuar në të tilla specialitete, sipas ligjit kanë të drejtë të dalin më shpejt në pension se kolegët e tjerë.
Dalja në pension
Aplikimi për pensionin duhet të nisë një vit përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Një aplikim i tillë do t‘u jepte kohë të gjithë të interesuarve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. Për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj, një aplikim i tillë do t‘u jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Nëse mendoni se është bërë ndonjë gabim, ju duhet t‘i drejtoheni zyrtarisht ISSH-së, ku të parashtroni ankesën tuaj dhe të jepni të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni. Pas kontrollit të dosjes suaj të pensionit, ju do të merrni një përgjigje të hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së përfitimit.