Tumori i gjirit, në 12 mijë ekzaminime, 310 të sëmura
Brenda një viti janë kryer mbi 12 mijë ekzaminime mamografike të grave shqiptare falas, nëpërmjet të cilave janë diagnostikuar rreth 310 gra shqiptare me tumor të gjirit. Është një numër i konsiderueshëm, që, edhe pse është në linjë me shifrat e vendeve të zhvilluara, duhet t‘i kushtohet rëndësi e veçantë.
Në Shqipëri kanceri i gjirit është tumori që haset më shpesh te femrat. Ai përbën 25.6 për qind të tumoreve malinje që prekin gratë sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek to. Në vendin tonë, prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra. Shifrat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo grua, por në ditët tona mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohen në kohë. Ky lloj tumori mund të mjekohet me sukses, nëse ju e zbuloni sa më shpejt atë. Nëse ndryshimet që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen qysh në fillim, ky është një shans shumë i mirë për ju, për një mjekim të suksesshëm. Vetëkontrolli i gjinjve një herë në muaj është metoda e këshilluar nga mjekët. Mamografia dhe ekografia janë aparaturat që diagnostikojnë në kohë problemet e gjinjve.