Fëmijët nuk do t‘i kurojnë më dhëmbët në shkollë
Fëmijët do të marrin vetëm shërbim këshillimor dhe jo trajtim te dentisti i shkollës. Kabinetet me pajisje të pamjaftueshme, kushtet jo të mira dhe mungesa e stomatologëve në shkolla solli miratimin e ligjit të ri të stomatologjisë. Sipas këtij ligji, të gjithë fëmijët, të cilët kanë probleme me dhëmbët, do të marrin vetëm mjekim, ndërsa për trajtim do t‘i drejtohen privatit. Deri tani te dentisti në shkollë shkonin për trajtim ata fëmijë që të ardhurat e familjes nuk i kishin edhe aq të shëndosha.
Tashmë edhe ata do t‘i drejtohen privatit, ndërsa në shkollë dentistët do të bëjnë vetëm kontrollet, do të hapin kartelat, do të këshillojnë fëmijët dhe do të mjekojnë rastet urgjente.
Sipas ligjit, duke nisur nga ky vit, fëmijët e moshës 0 deri në 18 vjeç nuk do të mjekohen më në klinikat dentare të cilësuara publike, të cilat ofronin trajtim falas. Me ligjin e ri për shëndetin dentar, që u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin qershor, ky shërbim i kalon sektorit privat.
Sakaq, kjo moshë është edhe periudha në të cilën popullata ka problemet më të mëdha me dhëmbët, kryesisht te nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Ndryshimi i ligjit erdhi si pasojë e mungesave të shërbimit dentar në shkolla. Shërbimi publik stomatologjik nuk arrin të mbulojë as parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe as trajtimin e tyre, e kjo jo vetëm si pasojë e kushteve të ofruara, por edhe për shkak të mungesës së specialistëve në këtë sektor. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit janë të shpërndarë rreth 66 stomatologë, shifër kjo e ulët në krahasim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, ka rezultuar se shumica e shqiptarëve, e në mënyrë të veçantë të rinjtë, kanë nga 4 deri në 6 dhëmbë të prishur. Ndërkohë që rreth 60 për qind e moshave nga 12 deri në 18 vjeç nuk i lajnë dhëmbët rregullisht. Në vendin tonë, niveli i sëmundshmërisë është 3 deri në 4 dhëmbë të prishur, të hequr apo të mbushur. Pra, krahasuar me vendet e BE-së, është rreth tri herë më i lartë. Faktorët që ndikojnë negativisht në prishjen e dhëmbëve janë higjiena e keqe, konsumi i theksuar i ëmbëlsirave, apo pijeve të ëmbla, mungesa e masave parandaluese dhe kryesisht marrja e fluorit me tableta, apo aplikuar lokalisht nga mjeku stomatolog. Po ashtu, shkaktarë të tjerë të prishjes së dhëmbëve janë edhe mosparaqitja për kontroll te dentisti, kultura e ulët shëndetësore dhe niveli social ekonomik. Shpeshherë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, duke pasur parasysh çmimet e kripura, e evitojnë derisa munden mjekimin te stomatologu.