Elbasan, Mediu prezanton kandidatin për deputet Luan Duzha
TIRANË- Partia Republikane prezantoi kandidatin për deputet në Elbasan, Luan Duzha. Prezantimi i Duzhës u bë nga kryetari i kësaj force politike, Fatmir Mediu, gjatë aktivit të degës së PR-së, në Elbasan.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Mediu, duke e konsideuar 23 qershorin si dita e të ardhmes evropiane të shqiptarëve, theksoi se “një e djathtë e cila bashkohet dhe bën bashkudhëtarë qytetarët në idetë e saj evropiane, një e djathtë që mbron familjen, të përndjekurit politikë, rininë, çështjen kombëtare, nuk ka se si të jetë ndryshe përveç se e djathta evropiane, për të cilën shqiptarët do të votojnë”.
Mediu tha se bashkëpunimi duhet të bazohet në njerëzit më të mirë, konkurrues, si dhe analizën e zgjedhjeve të 2009 për të siguruar një bashkëpunim politik dhe elektoral të plotë, prandaj duhet t’i referohemi situatës në të gjitha qarqet.
“Elbasani ka 15 mijë vota, që janë dhënë nga partitë aleate për maxhorancën, dhe nga këto 3500 vota janë të Partisë Republikane, në Fier 17 mijë vota, në Tiranë janë 22 mijë vota, në Shkodër, 13 mijë vota, në Vlorë, 11 mijë vota dhe në Durrës janë 14 mijë vota, që tregon së në të gjitha qarqet dhe të gjitha këto parti dhe të gjithë këta votues e individë që kanë konkuruar kanë pasur një vlerë të shtuar për këtë koalicion”, u shpreh Mediu.
Më tej, kreu republikan shtoi se “duhet të jetë një reflektimi i thellë, jo vetëm aritmetik, jo vetëm elektoral, por në radhë të parë njerëzor për të përcaktuar njerëzit më të mirë për të konkuruar, për të bashkëpunuar si e djathtë jo në interesa të ngushta, por në interes të shoqërisë së Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë”.
(m.a/ata/BalkanWeb)