E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e ilaçeve, Prokuroria kërkon lirimin e babait të deputetit Tahiri

SAIMIR-TAHIRI-NE-GJYKATE-22Janë dhënë ditën e djeshme masat e arrestit për tre të akuzuarit e kontrabandës së ilaçeve, të cilët u kapën në flagrancë duke këmbyer medikamente me vlerë prej 10 mijë eurosh tre ditë më parë. Në lidhje me këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje lirimin e Bashkim Tahirit, babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri, i cili u arrestua mesditën e së hënës për kontrabandë ilaçesh, e sipas të dhënave ishte personi që do të merrte ngarkesën e ilaçeve për ta dërguar në farmacinë private që ai disponon në afërsi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Arsyet se përse prokuroria kërkon lirimin e të akuzuarit për kontrabandë ilaçesh për shkak të moshës së tij dhe problemeve shëndetësore më të cilat ai është hasur ditët e fundit në qeli.
Masa
Ndërkohë, për bashkëpunëtorin Dritan Gjiza organi i akuzës ka kërkuar arrest shtëpie, ndërsa për Nadire Tagën kërkoi hetim në gjendej të lirë. Dosja me faktet rreth akuzës së kontrabandës së ilaçeve mbërriti dje në organin e akuzës, ndërkohë që gjykata do të japë nesër vendimin mbi 3 të akuzuarit. Policia e Shtetit gjatë një komunikimi me median në mesditën e së hënës njoftoi arrestimin e tre personave nën akuzën e kontrabandës, njëri prej të cilëve babai i deputetit socialist Saimir Tahiri. Bashkim Tahiri u arrestua rreth orës 13:00 të së hënës, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë. Burime pranë Prokurorisë bënë me dije se arrestimet janë konsideruar si të ligjshëm ndërsa kjo masë sipas akuzës, do të kërkohet për shkak të moshës së vjetër të dy të dyshuarve, Tahiri dhe Taga si dhe mungesës së rrezikshmërisë shoqërore. Ndërkohë, për Dritan Gjizën, prokuroria do të kërkoj izolimin në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Operacioni
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Rispedal” dhe në pranga veç babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, përfunduan edhe Dritan Gjiza e Nadire Taga. Sipas policisë, tre të dyshuarit janë mbajtur nën përgjim për tre muaj me radhë, nga ku ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar transportimin e medikamenteve, ku siguroheshin në mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Në momentin e arrestimit, sipas policisë tre të dyshuarit u kapën duke shkëmbyer medikamente me vlerë 10 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›