E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga dy pedofilë, ngacmuan dy fëmijë në Korçë e Durrës

I shkroi letër dashurie të miturës 31 vjeçari denoncohet nga familja
    
pedofiliKorçë/Duket se fenomeni i tmerrshëm i dhunimit të minorenëve nga persona të rritur pedofilë është rikthyer sërish në vend. Dy ngjarje janë evidentuar në fshatin Mborje të Korçës dhe në qytetin e Durrësit ku një 53-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi është denoncuar nga prindërit e një vajze të mitur, 14-vjeçare, dhe një tjetër 31 vjeçar ka dhunuar në mes të rrugës në qytetin e Durrësit një 12 vjeçare. Sipas të dhënave nga policia Albert Goskolli nga fshati Mborje i ka dërguar 14-vjeçares një letër sipas tij dashurie dhe sipas prindërve kërcënuese dhe ofenduese. Kjo situatë e ndodhur më 23 shkurt ka tronditur psikologjikisht dhe emocionalisht vajzën. Në Mborje familjarët dhe të afërmit e të akuzuarit janë larguar nga shtëpia, ndërkohë që bashkëfshatarët kanë dënuar sjelljen e tij. Mendohet se 52 vjeçari e ka ngacmuar edhe më parë minorenen dhe nga ana e atij është deklaruar se ai është dashuruar me vajzën minorene.
Apeli
Të indinjuar nga kjo ngjarje por edhe nga rastet e ngjashme të pedofilëve në kryeqytet, të afër dhe banorë të fshatit Mbrorje kanë dënuar ashpër sjelljen e 52 vjeçarit duke i bërë apel policisë së Korçës që të marrë masa ndaj këtij personi. “E dënojmë si mund ta bësh këtë gjë. Është evlati i tij, s’ka atë moshë ai, çdo gjë është me moshë ka logjikën e tij”, tha Myfit Verdha, bashkëfshatar i Albertit. “Është akt i dënueshëm, aq më tepër tani që opinioni është sensibilizuar për këtë temë dhe jemi të ndjeshëm ndaj këtyre temave se kemi dhe vetë fëmijë. Si veprim është i dënueshëm nga kushdo që bëhet”, thotë Hysni Armata, shok fëmijërie i Albertit. Prokuroria, që ka lëshuar urdhrin e ndalimit e ka përcaktuar veprimin e 53 vjeçarit si vepër penale “të përndjekjes së të miturës”, krim i parashikuar në nenin 121/a 3. Ndërkohë policia pas ndalimit ka filluar hetimet. Për herë të parë drejtuesit e policisë duke ruajtur etikën e duke zbatuar ligjin, kanë ruajtur identitetin e vajzës së mitur.
Rasti në Durrës
Ndërsa rasti i dytë i një personi me të dhëna pedofilie është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke ngacmuar një të mitur. Një tjetër rast i rëndë i ngacmimit seksual të një të miture është shënuar në qytetin e Durrësit. Polica e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë, 31-vjeçarin Fisnik Kuka, i cili ka ngacmuar një 12-vjeçare në hyrje të pallatit të saj. Mësohet se e mitura ndodhej në rrugë në afërsi të pallatit ku banonte, ndërsa është sulmuar nga 31-vjeçari. Në këtë kohë ajo ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë reaguar fqinjët e saj, të cilët kanë dalë në mbrojtje të vajzës dhe kanë rrahuar 31-vjeçarin. Pas kësaj ngjarjeje, prindërit e vajzës kanë bërë denoncimin në polici për ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›