E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Çame: Vlerësojmë përqasjen e PS për çështjen çame

TIRANE - Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Lëvizja Çame bën të ditur se mbështet idenë për përdorimin e instrumenteve europiane të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame.

“Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të rëndësishëm në vend. Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumenteve europian të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumente që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan veç flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak.
Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti. Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame.”- thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›