E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Përplasen nga makina dy 15-vjeçare

Autori i Lajmit: Red.Dy vajza 15-vjeçare janë plagosur dje në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, si pasojë e përplasjes nga një automjet. Burime të policisë rrugore bënë të ditur se rreth orës 10:30 një autoveturë me targa të Elbasanit, ka aksidentuar dy shtetaset, Juliana Sollaku dhe Lorena Zaçe, të dyja 15 vjeç, nga fshati Thanë i rrethit të Elbasanit. Aktualisht, dy të aksidentuarat ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›