E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet rrjeti i kokainës, në pranga 2 shqiptarë

Autori i Lajmit: Red.Itali: Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet trafiku kokaine që zhvillohej mes Shqipërisë dhe Italisë. Guardia di Finanza e Triestes, ka mundur të arrestojë tetë persona, ndërmjet të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen se bënin pjesë në një organizatë kriminale mjaft të strukturuar. Gjatë operacionit të drejtuar nga antimafia e Triestes është sekuestruar më shumë se një kilogram kokainë dhe dy makina luksoze. Operacioni i quajtur “Tulipani i Zi” është realizuar në Udine, Trevizo dhe Bolzano. Gjithçka ka nisur kur autoritetet kanë arritur të deshifrojnë një sërë telefonatash të sofistikuara ndërkohë që trafikantët kanë arritur të lokalizohen nëpërmjet sistemeve satelitore. Mes të arrestuarve është edhe një qytetar austriak, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›