Gjykatë, dështon seanca e parë ndaj Aldo Bares
Autori i Lajmit: Red.
Mungesa e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, si krerë të "Bandës së Lushnjës", Aldred Shkurti, i njohur si Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka sjellë dje dështimin e seancës së parë gjyqësore. Të pandehurit do të gjykohen në mungesë, veçmas anëtarëve të tjerë të bandës së Lushnjës. Mbi ta rëndojnë disa akuza të rënda penale, si: drejtim të organizatës kriminale, vrasje, pengmarrje, grabitje etj. Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ndodhet i arrestuar në Turqi, ndërsa krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, ndodhet i arrestuar në Itali, në pritje të ekstradimit në vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007