E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, aksidentohet rëndë një 54 vjecar

Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin rrugor Korcë-Voskopojë dhe shkaku i tij ka qënë si në të shumtën e asidenteve, shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit. Për pasojë është plagosur rëndë një 54 vjecar. 

KORCË-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korcë - Voskopojë, në vendin e quajtur ura e Turanit. Një mjet tip Benz, me targa të DR 81-87, i cili po udhëtonte nga Voskopoja në drejtim të Korcës ka aksidentuar shtetasin Agim Bendo 54 vjec, banues në fshatin Turan, i cili po udhëtonte me bicikletë në këtë aks rrugor. 54-vjecari është transportuar në gjendje kritike për jeten, në spitalin e Korcës. Nga hetimet paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara, nga ana e drejtuesit të mjetit, ku ky i fundit ka humbur kontrrollin e mjetit. Ndërkohë uniformat blu të Korcës kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›