LSI përshendet fillimin e vitit të ri akademik 2009-2010
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, tha në një konferencë për shtyp se, “LSI dhe LRI i uron studentëve një vit të mbarë dhe që ky vit të jetë një hap përpara në avancimin e nivelit të mësimdhënies në të gjitha Universitetet"
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim përshendeti të hënën fillimin e vitit të ri akademik 2009-2010.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, tha në një konferencë për shtyp se, “LSI dhe LRI i uron studentëve një vit të mbarë dhe që ky vit të jetë një hap përpara në avancimin e nivelit të mësimdhënies në të gjitha Universitetet tona”.
Sipas saj, “sistemi universitar ndodhet përpara sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit, shtrirjen e sistemit, zgjerimin e tij si dhe të një bashkëjetese të shëndetëshme midis sistemit publik dhe atij privat”.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shtoi gjithashtu se, “ LSI do të mbështes fillimin e projeketeve te reja, një prej të cilave është ai i kampusit Universitar, pasi për realizimin e tij kërkohet një veprim aktiv i të gjithë aktorëve institucional”.
Rreth 30 mijë studentë nisën sot për herë të parë studimet me kohë të plotë e të pjesshme në të gjitha ciklet e studimeve. Numri i përgjithshëm i studentëve për këtë vit akademik arrin në 120 mijë.
(d.b/BalkanWeb)