E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, qëllohet me armë në mes të qytetit

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në afërsi të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit ku personi me inicialet A.M ka qëlluar me pistoletë një 30 vjecar për motive banale. I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. 

ELBASAN-Qëllohet me armë zjarri një i ri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14 e 45 minuta në afërsi të universitetit Aleksandër Xhuvani teksa personi me inicialet A.M ka qëlluar me armë tip pistoletë 30 vjecarin me inicialet F.B duke e lënë të plagosur në këmbë. I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve paraprake nga uniformat blu mësohet të ketë qënë një grindje për motive banale ajo që ka shkaktuar këtë ngjarje në sy dhe të dhjetra kalimtarëve. Policia ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale nga vendi i ngjarjes dhe armën e krimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›