E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër,sulmohet ish-futbollisti i Vllaznisë

Erion Hoti aktualisht futbollist me skuadrën e Apollonisë të qytetit të Fierit është qëlluar me mjete të forta nga dy persona ende të paidentifikuar. Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

SHKODER-Ish- futbollisti i Vllaznisë Erjon Hoti është sulmuar me mjete të forta nga dy persona të panjohur sot paradite në qytetin e Shkodrës. 24 vjecari sapo kishte dalë nga një lokal I qytetit, kur është qëlluar me mjete të forta nga dy persona.

Erion Hoti aktualisht futbollist me skuadrën e Apollonisë të qytetit të Fierit është dërguar në spital ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe më pas arrestimin e tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›